COLUMBUS, OHIO - NOVEMBER 27: Lionel Messi #10 of Inter Miami CF reacts during the 2026 MLS Cup playoff match between Columbus Crew and Inter Miami CF at ScottsMiracle-Gro Field on November 27, 2026 in Columbus, Ohio. Kirk Irwin,Image: 1155956205, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: KIRK IRWIN / AFP / Profimedia
Inter Miami, kampion në fuqi i Major League Soccer (MLS), është eliminuar që në raundin e parë të plejofit, pasi u mposht nga Columbus Crew.
Columbus fitoi 1:0 në ndeshjen e kthimit, duke e mbyllur serinë me dy fitore dhe pa pësuar asnjë gol.
Ndeshjen e parë, të zhvilluar më 21 nëntor në stadiumin “Nu” në Miami, Columbus e kishte fituar bindshëm me rezultat 3:0.
Golin e vetëm në takimin e kthimit e realizoi Santiago Rodriguez, i cili në minutën e 92-të shënoi me volej pas një tollovie në zonën e Inter Miamit.
Sipas formatit të veçantë të plejofit në MLS, pavarësisht humbjes 3:0 në ndeshjen e parë, Inter Miami kishte ende mundësi ta dërgonte takimin e dytë në penallti në rast të barazimit. Megjithatë, goli në fund i dha fund shpresave të skuadrës së Lionel Messit.
Columbus Crew arriti ta neutralizonte Messin në të dyja ndeshjet, por edhe sulmuesin meksikan Germán Berterame, i cili ishte një nga përforcimet kryesore të Inter Miamit para fillimit të sezonit.
Kështu, Inter Miami i jep fund shumë më herët se që pritej aventurës në plejof, duke dështuar ta mbrojë titullin e kampionit.