Christian Pulisic ka shprehur dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj Milanit, duke theksuar se klubi kuqezi ka një rëndësi të veçantë për të.
Milani regjistroi një fitore 4:2 në udhëtim ndaj Olympiacosit, pas një përmbysjeje, ndërsa një nga protagonistët e suksesit ishte edhe sulmuesi amerikan.
Pas ndeshjes, Pulisic foli për “Milan TV”, duke theksuar rëndësinë e këtij triumfi dhe nevojën për të vazhduar me rezultate pozitive.
“Duhet të përfitojmë nga besimi që na jep kjo ndeshje dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive”, deklaroi ai.
Më tej, amerikani nuk e fshehu lidhjen e veçantë me klubin italian.
“Është gjithmonë kënaqësi të luaj me këtë skuadër, me këta lojtarë dhe me trajnerin. Ky klub është gjithçka për mua. Dua gjithmonë të shënoj gola dhe të jap asiste për ekipin, por gjëja më e rëndësishme është fitorja”, u shpreh Pulisic.
Ai pati fjalë të veçanta edhe për Hutchinsonin, i cili ishte vendimtar në këtë përballje me një gol dhe dy asistime.
“Ai e ndryshoi këtë ndeshje. Shënoi në një moment shumë të vështirë për ne dhe dha gjithashtu dy asiste. Ishte i jashtëzakonshëm. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe shpresoj të luajë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Pulisic.