PSV-ja ka shfaqur interesim për transferimin e Ardon Jasharit dhe tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e mesfushorit shqiptaro-zviceran.
Sipas gazetarit belg Sacha Tavolieri, për “Sky Sport CH”, klubi holandez po shqyrton mundësinë që ta transferojë Jasharin gjatë afatit kalimtar të janarit.
PSV-ja po mendon për një ofertë huazimi me të drejtë blerjeje për futbollistin, i cili iu bashkua Milanit dy vera më parë për shumën prej 37 milionë eurosh.
Ndërkohë, një tjetër emër i përfolur në lidhje me Milanin është Bruno Fernandes. Megjithatë, mesfushori portugez do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Unitedit të paktën deri në qershor të vitit 2028.
Klubi anglez ka aktivizuar klauzolën për zgjatjen e njëanshme të kontratës së tij për një vit, e cila përfundonte në fund të këtij sezoni.
Milani dhe Juventusi shpresonin ta transferonin Fernandesin si lojtar të lirë, por ky skenar tashmë është bërë më i vështirë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, negociatat për një kontratë të re mes Manchester Unitedit dhe kapitenit të tij vazhdojnë, por deri tani nuk ka pasur përparime të rëndësishme.
Kështu, Manchester United ka fituar më shumë kohë për të arritur një marrëveshje të re me mesfushorin portugez.