April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

2po2 vjen me “Përshtatna”, një reflektim shpirtëror mbi jetën dhe parimet

Legjenda e hip-hopit shqiptar, 2po2, ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Përshtatna”. Përmes kësaj kënge, Besnik Canolli sjell një tekst tejet kuptimplotë, i cili duket se është një reflektim i thellë mbi rrugëtimin e tij, sfidat e jetës dhe ruajtjen e integritetit në një botë që ndryshon vazhdimisht.

Ndryshe nga trendet e momentit, 2PO2 ka zgjedhur të godasë me vargje që peshojnë rëndë. Kënga hapet me një kontrast të fuqishëm: “N’memoriet e shkurta i kom ditët e gjata / Ditët s’po m’dalin se po mi nxën nata”, duke portretizuar betejën e brendshme dhe ndjesinë e kohës që ikën shpejt.

Në vargjet e tij, reperi nuk kursen as kritikat sociale, duke vënë në dukje mungesën e “njerzillëkut” dhe ndryshimin e njerëzve vetëm kur afrohen interesat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *