Mediumi i njohur zviceran Blick ka raportuar se Leon Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, duke i dhënë fund dilemave...
Day: August 25, 2025
Supertalenti 21-vjeçar, Leon Avdullahu, ka marrë vendimin që të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Lajmin e ka bërë të ditur...
Kombëtarja e Kosovës për vajza U17 ka nisur grumbullimin e saj të fundit para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, që zhvillohen në tetor. Gjatë këtij grumbullimi, të përzgjedhurat e trajneres Sanije Krasniqi do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi, të cilat do të shërbejnë si përgatitje direkte për përballjet zyrtare kundër Moldavisë, Azerbajxhanit dhe Uellsit. Ky grumbullim vjen pas një kampi treditor të mbajtur në muajin qershor dhe është i fundit para kualifikimeve të Grupit B. Sipas Krasniqit, këto përballje miqësore janë një mundësi e mirë për të parë formën e lojtareve. “Këto ndeshje do të na shërbejnë për kualifikimet e tetorit. Jemi në të njëjtin grup me Malin e Zi, kështu që kjo është një përballje e një niveli të njëjtë. Besoj që jemi kundërshtarë të përafërt, por me kualitet, si ekip, kemi avantazh. Po ashtu, në këtë grumbullim kemi ftuar më shumë lojtare nga jashtë vendit, gjë që na ndihmon të rrisim konkurrencën dhe nivelin e ekipit”, deklaroi përzgjedhësja Sanije Krasniqi. Në këtë kamp janë ftuar 22 futbolliste, shumica prej të cilave janë vendore, por vërehet një rritje e pjesëmarrjes së vajzave që luajnë në klube jashtë Kosovës. Sipas Krasniqit, disa prej tyre tashmë janë pjesë e projekteve të Kombëtares A, ndërsa objektivi kryesor është zhvillimi i tyre drejt nivelit senior dhe integrimi në futbollin evropian. “Detyra jonë është t’i zhvillojmë këto vajza në mënyrë që të bëhen seniore, të gjejnë klube evropiane dhe të rriten profesionalisht. Kjo është gjenerata 2009/2010 dhe është më e mirë se gjenerata e kaluar. Në grupmoshat e reja është gjithmonë sfidë të kesh konkurrencë të fortë në çdo repart, ndërsa në këtë gjeneratë kjo është evidente”, shtoi Krasniqi. Atmosfera në kampin e Dardaneve është e mirë dhe vajzat po punojnë me përkushtim. Futbollistja Leona Maloku tha se grupi është i motivuar dhe me energji pozitive, ndërsa Donjeta Berisha shprehu emocionet për ftesën dhe shansin që i është dhënë për të përfaqësuar Kosovën. Ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, që zhvillohen më 28 dhe 30 gusht, do të shërbejnë si një test i vlefshëm për të vlerësuar formën aktuale të skuadrës dhe për të përcaktuar formacionin më të mirë për ndeshjet zyrtare që do të zhvillohen në tetor.
Mërgim Pefqeli është shpallur “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë për xhiron e dytë, pas paraqitjes së shkëlqyer në...
Sporti kosovar është goditur nga një humbje e madhe. Ka ndërruar jetë ish-gjyqtari i shquar dhe bashkëpunëtori shumëvjeçar i Federatës...
Kalimi i mundshëm i Rasmus Hojlund nga Manchester United te Milan mund të rikthehet në skenë, pas dështimit të transferimit...
Statistikat nga paraqitja e Benjamin Seskos gjatë barazimit të Manchester United me Fulham në Ligën Premier janë vërtetë tronditëse. Të...
