Zbulohet bukuroshja brune që i ka “rrëmbyer” zemrën Erling Haaland

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland nuk triumfon më vetëm në fushë, por edhe në fushën e dashurisë. Ai ka përfituar nga pauza e shkaktuar nga Botërori në Katar për të marrë disa ditë pushim.
Haland ndodhet në Marbella në një rezidencë të madhe, por jo vetëm. Norvegjezi është nën shoqërinë e të dashurës së tij të re, Isabel Haugseng Johansen. 18-vjeçarja është futbolliste e njohur, dhe të dy janë takuar shumë kohë më parë në vendlindjen e tyre, Bryne.
Mesa duket të dy kanë disa muaj që janë në lidhje. Në fakt, Isabel tashmë ka udhëtuar drejt Gjermanisë kur luante ende për Dortmundin dhe në Angli për ta vizituar. Dhe, siç ka treguar rrethi i tij më i ngushtë për gazetën britanike “The Sun” , ai është “shumë i dashuruar” me të renë.
