Manuel Neuer është në qendër të një polemike të madhe jashtë fushave të futbollit. Portieri i njohur gjerman po përballet me akuza të rënda nga bashkëshortja e tij, Anika Bissel, e cila ka publikuar mesazhe tejet të ashpra në rrjetet sociale, duke aluduar për tradhti bashkëshortore gjatë shtatzënisë.
Anika nuk i ka kursyer fjalët në reagimin e saj, duke e cilësuar tradhtinë ndaj një gruaje shtatzënë si një akt të një niveli tjetër ligësie.
Nuk është turp të jesh gruaja që është tradhtuar. Turp është të jesh burri që shkatërron familjen, traumatizon fëmijët dhe bashkëshorten për shkak të një tradhtie dhe më pas fajëson të tjerët për dëmin që ka shkaktuar vetë, ka shkruar ajo.
Në një tjetër mesazh, bashkëshortja e portierit gjerman ka theksuar se një veprim i tillë nuk mund të konsiderohet thjesht një gabim.
Të tradhtosh një grua shtatzënë është një nivel krejt tjetër ligësie. Kjo nuk është një gabim, por një zgjedhje egoiste, mizore dhe pa respekt. Ajo mban fëmijën tënd në bark dhe përballet me vështirësitë e shtatzënisë, ndërsa ti i kushton vëmendje dikujt tjetër, ka shkruar Anika.
Sipas gazetës gjermane Bild, Neuer i kishte komunikuar bashkëshortes dëshirën për t’u ndarë vetëm disa javë pas lindjes së fëmijës së dytë të çiftit.
Polemika është shtuar edhe pas publikimit të fotografive nga Brazili, ku portieri 40-vjeçar është shfaqur në shoqërinë e një 23-vjeçareje, e identifikuar nga Bild si fizioterapiste. Gjithashtu, sipas raportimeve, të dy kishin kaluar disa ditë së bashku në Sicili gjatë muajit tetor.
Në këtë debat është përfshirë edhe këshilluesja martesore Ruth Marquardt, e cila ka kritikuar sjelljen e portierit, duke theksuar se periudha pas lindjes është veçanërisht e ndjeshme për një grua dhe familjen.
Reagimi i saj ka marrë vëmendje edhe për shkak të pëlqimit nga Lina Kimmich, bashkëshortja e futbollistit Joshua Kimmich.
Për momentin, akuzat e bëra publike nga Anika mbeten pretendime të saj, ndërsa nuk ka një konfirmim të pavarur për tradhtinë e pretenduar. Megjithatë, çështja ka marrë përmasa të mëdha në mediat gjermane, duke e zhvendosur vëmendjen nga karriera sportive e portierit te jeta e tij private.