Manchester City's Erling Haaland sits on the bench before the Champions League soccer match between Manchester City and AEK Athens in Manchester, England, Tuesday, Oct. 20, 2026. (AP Photo/Dave Thompson)
Një nga transferimet më të bujshme të futbollit evropian mund të ndodhë brenda 18 muajve të ardhshëm. Kështu të paktën mendon Gary Neville, legjenda e Manchester Unitedit, i cili parashikon se Erling Haaland do të bëhet futbollist i Real Madridit.
Gjatë podcastit të njohur “The Overlap”, ish-mbrojtësi anglez është shprehur i bindur se sulmuesi norvegjez do të largohet nga Manchester City dhe do të transferohet në kryeqytetin spanjoll, ndoshta që në fund të këtij sezoni.
Jam absolutisht i sigurt se Haaland do të jetë lojtar i Real Madridit brenda një periudhe maksimale prej 18 muajsh, ka deklaruar Neville.
Por parashikimi i tij nuk përfundon me kaq. Neville beson se në të njëjtën periudhë Vinicius Junior do të largohet nga madrilenët, duke i hapur rrugë një ndryshimi të madh në repartin ofensiv.
Sipas tij, Kylian Mbappé do të zhvendoset në krahun e majtë, ndërsa Haaland do të marrë rolin e qendërsulmuesit, duke krijuar një dyshe sulmuese që do të ishte ndër më të frikshmet në futbollin botëror.
Haaland aktualisht ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2034. Megjithatë, interesimi i Real Madridit për një sulmues të profilit të tij mbetet një temë që vazhdon të ngjallë diskutime.
Edhe babai i tij, Alfie Haaland, ka pranuar më herët se çdo futbollist do të dëshironte të luante për klubin madrilen.
Nga ana tjetër, vetë sulmuesi norvegjez ka deklaruar se ndihet i lumtur në Manchester dhe nuk ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar.
Për momentin, bëhet fjalë vetëm për parashikimin e Gary Neville, por nëse ai realizohet, futbolli evropian mund të përjetojë një nga lëvizjet më të mëdha të viteve të ardhshme.