Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka komentuar krahasimet mes yllit të Real Madridit, Jude Bellingham, dhe legjendës franceze, Zinedine Zidane.
Bellingham po kalon një periudhë shumë të mirë me fanellën e Real Madridit, duke qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës. Anglezi po kontribuon me gola, asistime dhe paraqitje vendimtare, duke nxitur krahasimet me ish-yllin francez.
Megjithatë, Mourinho nuk dëshiron të bëjë krahasime mes futbollistëve që i përkasin brezave të ndryshëm.
“Nuk dua të krahasoj lojtarë nga breza të ndryshëm. Zidane ishte një nga më të mirët e brezit të tij, ndërsa Jude tashmë është një nga më të mirët e brezit të tij”, deklaroi Mourinho.
Ndërkohë, Real Madridi po përgatitet për ndeshjen e radhës në La Liga kundër Alavesit, e cila zhvillohet këtë fundjavë.