August 28, 2026

PSG shpëton në fund, nga 0:2 ndaj Lille në 2:2 në minutat shtesë

Paris Saint-Germain ka arritur të shmangë humbjen në transfertën ndaj Lille, duke barazuar 2:2 falë dy golave të shënuar në kohën shtesë.

Kampioni francez pati telashe të mëdha gjatë gjithë ndeshjes dhe deri në minutat e fundit dukej se do të pësonte humbjen e parë të sezonit.

Lille kaloi në epërsi me golin e Hákon Arnar Haraldsson, ndërsa Bakwa shënoi për 2:0 dhe i dha vendasve një avantazh të madh.

Kur gjithçka dukej e vendosur dhe Lille ishte pranë një fitoreje të madhe, PSG reagoi në minutat shtesë.

Vitinha realizoi një gol të bukur në minutën e 91-të, duke ngushtuar rezultatin në 2:1 dhe duke rikthyer shpresat e kampionëve.

Drama vazhdoi deri në fund, pasi në minutën e 95-të, Marquinhos shënoi për 2:2 dhe i siguroi PSG-së një pikë.

Ky ishte një tjetër rikthim i skuadrës së Luis Enrique, e cila edhe në ndeshjen hapëse të kampionatit ishte gjendur në disavantazh prej dy golash ndaj Rennes, përpara se të arrinte të merrte një pikë.

Me barazimin ndaj Lille, PSG regjistron pikën e dytë në dy ndeshje në Ligue 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *