Nga 600 në 40 mijë tifozë: klubi amator gjerman bënë “bum” para duelit me Dortmundin

Image: 1128543077, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: diebilderwelt / Alamy / Profimedia

HEBC Hamburg po përjeton një nga momentet më të mëdha në historinë e klubit. Edhe pse zakonisht luan para rreth 600 tifozëve, skuadra amatore ka shitur afro 40 mijë bileta për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Kupën e Gjermanisë.

HEBC Hamburg, që garon në ligën e pestë të futbollit gjerman, ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm pas shortit që e vendosi përballë gjigantit të Bundesligës, Borussia Dortmund.

Klubi ka shitur plot 39.400 bileta për këtë përballje, e cila për shkak të interesimit të madh do të zhvillohet në stadiumin e Hamburger SV-së.

Numrin e biletave të shitura e ka konfirmuar presidenti i HEBC Hamburgut, Konstantin Zimmerman.

Interesi është edhe më mbresëlënës duke pasur parasysh se HEBC zakonisht ka një mesatare prej vetëm rreth 600 shikuesish në ndeshjet e tij si vendas.

“Kapaciteti teorik është 57.000 shikues, por tribuna veriore është e rezervuar për anëtarët e Hamburgut, ndaj nuk presim që stadiumi të jetë plotësisht i mbushur. Megjithatë, ajo që kemi arritur është e pabesueshme. Ëndrra jonë u bë realitet”, ka deklaruar Zimmerman.

Presidenti i klubit ka zbuluar gjithashtu se HEBC do të dalë me fitim financiar edhe nëse në stadium do të jenë vetëm 17.000 tifozë, pasi do të mbulohen të gjitha shpenzimet, përfshirë edhe qiranë e stadiumit.

Për HEBC Hamburg, përballja me Borussia Dortmundin nuk është thjesht një ndeshje e Kupës së Gjermanisë. Ajo pritet të jetë një nga netët më të veçanta në historinë e klubit, me mijëra tifozë që do të kenë mundësinë të shohin nga afër një prej skuadrave më të mëdha të futbollit gjerman.

Ndeshja është planifikuar të zhvillohet të martën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *