Milani fiton edhe ndeshjen e dytë, Ramos shënon golin e parë me fanellën kuqezi
Milani ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke mposhtur Venezian me rezultat 2:0 dhe duke bërë një nisje të përkryer të sezonit.
“Rossonerët” mund ta kishin mbyllur ndeshjen me një rezultat edhe më të thellë, sidomos për shkak të rasteve të shumta të krijuara nga Gonzalo Ramos. Sulmuesi portugez pati disa mundësi të mira për të shënuar, por në pjesën e parë shpërdoroi të paktën tri raste të pastra.
Megjithatë, këmbëngulja e Ramosit u shpërblye në minutën e 69-të. Pas një asistimi nga i sapoinvolvuari Alexis Saelemaekers, portugezi realizoi nga një pozitë e vështirë, duke mposhtur portierin Stankoviq dhe duke i dhënë epërsinë Milanit.
Ky ishte goli i parë i Ramosit me fanellën e Milanit, ndërsa portugezi u shndërrua në një prej figurave kryesore të fitores së skuadrës italiane.
Milani e vulosi triumfin në minutën e 90-të, kur Halhal shënoi autogol. Edhe në këtë aksion rol pati Saelemaekers, ndërsa më pas një goditje përfundoi te Halhal dhe topi u devijua në rrjetën e Venezias.
Me këtë fitore, Milani ka dy fitore në dy ndeshje dhe e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A.
