August 28, 2026

Start i fuqishëm i Bayern Munich në Bundesligë, “pesëshe” ndaj Stuttgartit

Bayern Munich e ka nisur me spektakël sezonin e ri në Bundesligë, duke mposhtur bindshëm Stuttgartin me rezultat 5:1 në ndeshjen hapëse.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e kontrolloi takimin dhe, pavarësisht se mysafirët arritën të barazojnë përkohësisht, në fund Bayern shënoi plot pesë gola dhe regjistroi një fitore të thellë.

Dayot Upamecano e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21-të, pas asistimit të Joshua Kimmich, duke i dhënë epërsinë bavarezëve.

Stuttgart reagoi në fillim të pjesës së dytë dhe Wagnoman barazoi në minutën e 52-të, duke rikthyer përkohësisht rivalitetin në sfidë.

Megjithatë, barazimi zgjati vetëm tri minuta. Michael Olise, sërish pas një asistimi të Kimmich, shënoi për 2:1.

Vetëm dy minuta më vonë, Bayern thelloi epërsinë në 3:1, pas autogolit të Wagnoman.

Në minutën e 82-të, Aleksandar Pavlović realizoi për 4:1 pas asistimit të përforcimit të ri, Ibrahim Salah, ndërsa Luis Díaz vulosi fitoren me golin e pestë.

Bayern Munich e nis kështu sezonin e ri në Bundesligë me një paraqitje bindëse dhe një fitore që dërgon menjëherë një mesazh të qartë për rivalët sa i përket garës për titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *