Messi, festë pa limite me Argjentinën: tallja e Botërorit çmend tifozët (Pamjet)

Lionel Messi e ka festuar para kohe Vitin e Ri për disa orë. Ylli i Paris Saint Germain ka mbledhur miqtë e tij dhe disa kampionë bote për t’i dhënë fund në mënyrën më të mirë të mundshme një 2022-shi si në ëndrra.
Bashkë me familjen e kapitenit të Argjentinës ishin edhe Di María dhe Paredes, si dhe kolegë të tjerë futbollistë. Festa është shënuar padyshim nga fitorja e fundit në Botëror, por ka një detaj që nuk u ka shpëtuar ndjekësve të Leo Messit.
Gotat në të cilat shërbyen koktejet shoqëroheshin me një shënim, me frazën tashmë ikonike të Botërorit të kaluar: “Çfarë po shikon, largohu, budalla, largohu”.
Shprehja është ajo e shqiptuar nga Messi ndaj sulmuesit holandez Wout Weghorst në fund të ndeshjes kundër Holandës. Festa përfundoi me një tortë të madhe mbi të cilën ishin paraqitur tre kupat e botës të fituara nga Argjentina, me datën e sukseseve botërore.