April 18, 2025

Reali kërkon Bellingham, gati të paguajë mbi 100 milionë euro!

Real Madridi është gati të shpenzojë mbi 100 milionë euro për mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham dhe ka besim se mund ta përshpejtojë marrëveshjen me negociatat që do të ndodhin në janar, pretendon ESPN.

Sipas burimeve të këtij mediumi, “Mbretërit” e konsiderojnë anglezin 19-vjeçar si “prioritetin e parë” sezonin e ardhshëm, por janë të vetëdijshëm se ka konkurrencë të madhe nga Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe në radhë të parë Liverpool. Paraqitjet e tij fantastike për Anglinë në Kupën e Botës kanë rritur edhe më shumë interesimin dhe Reali ka besim se do të mjaftojë një shumë prej 100 milionë eurosh, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera mes presidentit të klubit Florentino Perez dhe menaxherit të përgjithshëm të Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

ESPN shton se negociatat me agjentët e Bellingham mbeten pozitive dhe se përpjekjet afatgjata për nënshkrimin e tij përfundimisht do të realizohen. Madridi mundi Liverpoolin për nënshkrimin e Aurelien Chouhameni verën e kaluar, por në të njëjtën kohë nuk arriti të bindë Kylian Mbappe të largohej nga Paris Saint-Germain

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *