June 18, 2026

KFV Kosova (P) kampion i Ligës së Veteranëve

KFV Kosova (P) u shpall kampion i këtij edicioni në Ligën e Veteranëve, pasi mposhti KFV Prizrenin, me rezultat 3:1, në një finale ku ekipi nga kryeqyteti tregoi më shumë stabilitet dhe efikasitet.

Finalja për edicionin 2025/2026 u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, duke sjellë një ndeshje mjaft interesante dhe me ritëm të lartë deri në fund.

Golashënues për KFV Kosova (P) ishin Azem Ahmeti në minutën e 6-të, Burim Shala në minutën e 32-të dhe Arben Fetahu në minutën e 42-të, ndërsa golin e vetëm për KFV Prizrenin e realizoi Fatih Kahrahoda në minutën e 33-të.

Pas përfundimit të ndeshjes, trofeu i kampionit iu dorëzua kapitenit të ekipit fitues, Naser Prapashtica nga Enes Shosholli, kryetar i Ligës së Veteranëve të Kosovës dhe Avni Shala nënkryetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *