November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 6, 2026

Shqipëria publikon listën me 27 futbollistë, Maran fton për herë të parë Ysni Ismailajn

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën me 27 futbollistë për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të UEFA Nations League.

Në listën e publikuar ka disa ndryshime, ndërsa risia kryesore është ftesa e parë për futbollistin e Dinamos, Ysni Ismailaj.

Thomas Strakosha nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi dhe do të mungojë sërish, ashtu si në dy ndeshjet e fundit. Në vend të tij, Maran ka ftuar portierin Etrit Berisha.

Pas rikuperimit nga lëndimi, në Kombëtare rikthehet Arlind Ajeti, ndërsa sërish në dispozicion të kuqezinjve do të jetë edhe Qazim Laçi, i cili kishte munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike.

Një tjetër rikthim në listë është ai i Klevi Qefalijas, gjithashtu futbollist i Dinamos, skuadër që drejtohet nga Ilir Daja.

Shqipëria do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në nëntor, fillimisht kundër Finlandës dhe më pas ndaj Bjellorusisë.

Kuqezinjtë do të përballen me Finlandën më 12 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45.

Tri ditë më vonë, më 15 nëntor, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit për t’u përballur me Bjellorusinë në stadiumin “Illovszky Rudolf”, nga ora 18:00.

Lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit:

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.

Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *