Gazetari mohon që kishte fjalosje të Alitit me tifozët: Isha aty nuk pati fjalosje

Dje pas ndeshjes së zhvilluar mes Kosovës dhe Bjellorusisë që përfundoi e fitoren e mysafirëve me rezultat 0:1 është qarkulluar një video ku thuhej se futbollistët Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda u fjalosën me tifozë, doli të jetë i pavërtetë.
Se paku kështu ka shkruar fotografi i njohur Hilli Veliu i cili edhe ishte prezentë në fushë, shkruan GazetaSport.
Ai përmes një reagimi ka thënë se nuk është e vërtetë ajo që u raportuar dhe se nuk ishte fjalosje.
“Nuk është e vërtetë ajo çka keni shkruar, ne si fotograf ishim aty, ata nuk u fjalosën më askënd”, ka shkruar Veliu i cili njihet si një gazetar që është gjithmonë afër kombëtares në çdo ndeshje ku ajo paraqitet.
