Dukagjini triumfon në Ferizaj, thellon krizën e vendasve

Dukagjini ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafir ndaj Ferizaj me rezultat 2:1, në një përballje direkte për mbijetesë në elitë.

Skuadra nga Klina kaloi në epërsi në minutën e 41-të me golin e Hekuran Kryeziu, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Dienit Isufi dyfishoi epërsinë.

Situata për vendasit u vështirësua edhe më shumë në minutën e 78-të, kur Ruben Cornelious u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Ferizajn me një lojtar më pak në fushë.

Megjithatë, Ferizaj arriti të shënojë golin e nderit në minutat shtesë me anë të Betim Haxhimusa, por pa arritur të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Dukagjini largohet nga zona e rrezikut dhe konsolidon pozitën në tabelë, ndërsa Ferizaj mbetet në situatë të vështirë në fundin e renditjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *