Ademi në Kongresin e FIFA-s, në koordinim me UEFA-n

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Markus Weidner po marrin pjesë në Kongresin e 76-të të FIFA, i cili po mbahet në Vancouver të Kanadasë.

Postimi i plotë i Ademit:

Kënaqësi e veçantë të jem pjesë e Kongresit të 76-të të FIFA-s në Vancouver të Kanadasë, një ngjarje kjo e rëndësishme për të ardhmen e futbollit botëror.

Në prag të fillimit të punimeve të këtij kongresi bashkëbisedova me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin. Diskutuam për zhvillimet aktuale në futboll dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të futbollit në Kosovë.

Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Markus Weidner, po përfaqësojmë Federatën e Futbollit të Kosovës në këtë kongres, ku do të trajtohen tema kyçe për të ardhmen e lojës sonë.

Angazhimi ynë mbetet i palëkundur për të forcuar pozitën e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *