October 2026
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
October 15, 2026

Adnan Goluboviq hero në Skenderaj, Ballkani fiton ndaj Drenicës me dramë

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Drenicës, me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 36-të me një supergol nga goditja e lirë i Toni Domgjoni. Epërsia u thellua në pjesën e dytë, kur Festim Alidema realizoi për 2:0 pas një asistimi të saktë nga Almir Kryeziu.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan. Igball Jashari shënoi për 2:1 në minutën e 79-të dhe riktheu shpresat për Drenicën. Drama kulmoi në kohën shtesë, kur vendasit fituan penallti pas ndërhyrjes në zonë ndaj Igball Jasharit, e konfirmuar nga VAR-i.

Nga pika e bardhë provoi Ronaldo Chacón, por portieri Adnan Goluboviq doli në skenë duke e pritur goditjen në minutën e 94-të dhe duke i siguruar fitoren ekipit të tij.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani vazhdon ndjekjen e kreut me 55 pikë, ndërsa Drenica mbetet në mesin e tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *