FIFA.com – Kosova sot feston 10-vjetorin e saj si federatë anëtare e FIFA-s. Së bashku me Gjibraltarin, Kosova mbetet një nga...
Vendor
Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri...
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar. Për javën e 33-të të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë portierit të FC Drenica, Kenan Haxhihamza, i cili ishte vendimtar me pritjet e tij në fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës kuqezi kundër SC Gjilanit, me rezultat 2:1. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “E kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë, sidomos duke e ditur rëndësinë e saj dhe pozicionimin tonë në tabelë, duke qenë të vetëdijshëm që pikët e plota duhet të mbesin në Drenicë. Kundërshtari nuk ka qenë i lehtë, sepse në radhët e SC Gjilanit ka individë të cilët mund ta vendosin ndeshjen, megjithatë e kemi analizuar mirë për të arritur te ky rezultat. Për rezultatet e FC Drenica duhet falënderuar stafin e trajnerëve për punën e jashtëzakonshme që nga ardhja e tyre, pastaj ekipin, por në veçanti kapitenët, të cilët me eksperiencën e tyre kanë arritur të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme në zhveshtore, e cila reflektohet edhe në fushë, ku gjithmonë shfaqemi si një ekip i bashkuar. Pritjet e mia në këtë ndeshje kanë ndihmuar ekipin dhe për këtë jam shumë i lumtur, si në aspektin individual, po ashtu edhe në atë kolektiv. Meqë tashmë është shpallur matematikisht kampion FC Drita, i uroj për punën e bërë dhe për titullin e merituar, duke i dëshiruar suksese në garat evropiane“, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Llapi ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi ka barazuar pa gola ndaj Dukagjinit, në kuadër të...
Kombëtarja e Kosovës U16 për vajza ka vazhduar me paraqitje të mirë në turneun zhvillimor të UEFA-s që po mbahet...
Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me FFK Academy, do të organizojë seminarin njëditor me temën “FIFA...
Prishtina e Re thuajse është pa gjasa për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Dytë të futbollit të Kosovës. Por...
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku...
Dhjetë klube janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm. Nga...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për RTK ka folur për zhvillimet në Kongresin...
