June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 7, 2026

Policia jep detaje rreth aksidentit fatal që i mori jetën futbollistit Fatjon Bunjaku

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në komunën e Vushtrrisë, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri 22-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 7 qershor 2026, rreth orës 00:55, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Maxhunaj.

Sipas Policisë, në aksident është përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë e përplasjes drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, drejtuesi i automjetit, një mashkull 22-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 07:50, nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës është pranuar njoftimi se, përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor, drejtuesi i automjetit, viktima mashkull 22-vjeçar, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti fatal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *