June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 6, 2026

Ismajl Kasumi ndan fotografi të rrallë nga paslufta: Dëshmi e një kohe të rëndë, por plot shpresë

Zhytësi i njohur kosovar, Ismajl Kasumi, ka ndarë me ndjekësit e tij disa fotografi të rralla nga viti 1999, të cilat i ka cilësuar si kujtime të veçanta nga periudha menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Fotografitë, të ruajtura në arkivën personale të fotografit Ridvan Slivova, janë realizuar në Banjë të Malishevës gjatë aktiviteteve dhe trajnimeve për zhytje, në një kohë kur vendi po përballej me sfida të mëdha, por edhe me shpresën për një fillim të ri.

Në këto pamje, Kasumi shfaqet së bashku me dy fëmijët e tij, Besartin dhe Trierën, të cilët i përshkruan si “dy thesaret e jetës” dhe krenarinë e tij më të madhe sot.

“Këto fotografi janë dëshmi e një kohe të rëndë, e sakrificës dhe e forcës për të vazhduar përpara”, ka shkruar Kasumi në postimin e tij.

Ismajl Kasumi njihet si një nga zhytësit më të respektuar në Kosovë. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, ai ka marrë pjesë në dhjetëra operacione shpëtimi, duke kontribuar në shpëtimin e shumë jetëve njerëzore. Po ashtu, ai ka qenë i angazhuar në kërkimin dhe nxjerrjen e viktimave nga ujërat në Kosovë dhe në vende të rajonit, duke u bërë sinonim i profesionalizmit dhe humanizmit në këtë fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *