VERSTAPPEN Max (nld), Red Bull Racing Ford RB22, portrait during the 2026 Formula 1 Bahrain Grand Prix in Malaysia, 16th round of the 2026 Formula One World Championship from October 2 to 4, 2026 on the Sepang International Circuit, in Sepang, Malaysia - Photo Alberto Vimercati / DPPI,Image: 1140496146, License: Rights-managed, Restrictions: Hungary Out, Model Release: no , Credit line: Eric Alonso / AFP / Profimedia
Max Verstappen ka zbuluar një detaj interesant nga qëndrimi i tij në Las Vegas, ku krahas suksesit në pistë, gjeti kohë edhe për pasionin e tij ndaj video-lojërave.
Piloti holandez i Red Bullit tregoi se gjatë qëndrimit në qytetin amerikan kishte kaluar plot 40 orë duke luajtur versionin e shumëpritur të lojës GTA 6.
Këtë e konfirmoi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në internet, teksa po luante lojën ARC Raiders me miqtë e tij. I pyetur nga shikuesit nëse kishte kaluar vërtet rreth 40 orë në GTA 6, Verstappen e pranoi pa hezitim.
Kam luajtur vërtet shumë, gjatë natës dhe në mëngjes në Vegas, zbuloi kampioni holandez.
GTA 6 u publikua më 19 nëntor, pikërisht në kohën kur Formula 1 zhvillonte aktivitetet në Las Vegas. Në fillim të fundjavës garuese, Verstappen kishte treguar se e kishte shkarkuar lojën, por ende nuk kishte gjetur kohë për ta provuar.
Ai nuk ishte i vetmi pilot i Formula 1 që mezi e priste lojën e re. Edhe Lewis Hamilton kishte marrë me vete PlayStation-in në Las Vegas, duke planifikuar të luante menjëherë pas përfundimit të provave të lira.
Megjithatë, Verstappen e mbylli fundjavën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Las Vegasit, më 21 nëntor.
Duket se piloti i Red Bullit gjeti kohë edhe për argëtim, edhe për të vazhduar sukseset në pistën e Formula 1.