Dallas Mavericks ka regjistruar një fitore bindëse në udhëtim ndaj Denver Nuggets, duke triumfuar me rezultat 120:101 në parketin e kundërshtarit.
Mysafirët e kontrolluan ndeshjen pothuajse gjatë gjithë kohës, duke mos e lejuar Denverin të marrë iniciativën. Vendasit arritën të afroheshin në vetëm katër pikë në çerekun e tretë, por Dallas reagoi menjëherë dhe krijoi epërsi prej 20 pikësh.
Ylli i mbrëmjes ishte talenti i ri Cooper Flagg, i cili zhvilloi një paraqitje fantastike me 24 pikë, 12 asistime dhe gjashtë kërcime.
Në anën tjetër, Jamal Murray ishte më efikasi te Denveri me 20 pikë, ndërsa Nikola Jokić e mbylli takimin me 18 pikë dhe 11 kërcime.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Dallasin, që po kalon një periudhë shumë të mirë të sezonit.
Rezultatet e NBA-së:
Orlando – Detroit 86:104
Washington – Boston 116:131
Denver – Dallas 101:120