October 2026
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
October 7, 2026

Një emër i ri del në skenë për të zëvendësuar Neuer, Bayern planifikon goditjen e bujshme me kosto zero

Kohët e fundit janë përmendur vazhdimisht disa emra për atë që do të jetë pasuesi i Manuel Neuer për sezonin e ardhshëm te Bayern Munich. Edhe pse Bayern ka një portier të talentuar si Jonas Urbig, është i detyruar të ndërhyjë në merkato për të sjellë edhe një portier tjetër për ta alternuar me portierin e parë dhe pse jo për të rritur konkurrencën për postin e titullarit.

Së fundmi, Sky Germany zbulon se drejtuesit e Bayern Munich kanë piketuar Nick Pope, portierin 34-vjeçar të Newcastle, të cilit i skadon kontrata me “Qymyrxhinjtë” në fund të këtij sezoni dhe do të largohet si lojtar i lirë.

Bordi i Bayern Munich planifikon të nisë bisedimet me përfaqësuesit e portierit duke filluar nga janari i vitit 2027, periudhë kur rregulloret e FIFA-s lejojnë negociatat e lira. Ajo që e favorizon shumë këtë lëvizje është fakti që do të jetë transferim me kosto zero. Plani i Bayern është për një kontratë 2-vjeçare plus mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Përveç Bayern Munich, për portierin 34-vjeçar ka interes edhe nga klube të tjera të njohura si Celtic, Leeds United dhe Hull City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *