May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 1, 2026

Kampionati Evropian i Esports, Kosova e zhvillon sot ndeshjen e parë ndaj Çekisë

Sot në ora 12:00, në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, do të mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports – EEC25, e cila po mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Në ceremoninë hapëse do të flasin: Kryetari i Federatës së Esports të Kosovës, Altin Preniqi, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Sekretari i IESF, Boban Totovski.

Në kuadër të ceremonisë do të performohen edhe pika artistike: Sopranoja Arta Jashari me kitaristin Ardit Stafa – interpretojnë këngën “Dashuro” nga Nexhmije Pagarusha; dhe Ansambli Kombëtar “Shota” – performon vallen tradicionale kombëtare.

Ajo që duhet cekur është që me fillim nga ora 13:00, Kosova e zhvillon ndeshjen e parë në këtë turne, atje ku do të përballet me Çekinë.

Ky takim do të zhvillohet në formatin ‘BO3’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *