Januzaj mund t’i bashkohet Mujës tek Antwerpi

Adnan Januzaj mund t’i bashkohet Arbnor Mujës te Antwerpi. Januzaj ka kërkuar t’i ndërpritet kontrata me Sevillan dhe pritet të kthehet të luajë në kampionatin belg.
Krahas Antwerpit edhe Club Brugge ka shprehur interesim për ish-futbollistin e Manchester Unitedit.
27-vjeçari më herët karrierë ka bërë edhe te Borussia Dortmundi, Sunderlandi dhe Real Sociedadi.
Futbollisti kosovar sezonin aktual ka luajtur vetëm 46 minuta në dy ndeshje të La Ligas spanjolle. Ai nuk është i kënaqur me hapësirën që ka te klubi spanjoll.
Januzaj me Sevillan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.