April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Van Dijk i futbollit kosovar, kapiteni 18 vjeçar që po e kërkojnë të gjithë

Blerjon Avdimetaj llogaritet si qendërmbrojtësi më perspektiv kosovar. Talenti deçanas është kapiten i Kosovës U19 dhe me performancat e tij ka rënë në sy edhe të skuadrave evropiane.

Mbrojtësi shtatgjatë shquhet për forcën fizike, por edhe lojën e mirë me këmbë duke qenë lider i vërtetë në mbrojtje.

Disa skuadra të Superligës poashtu janë në bisedime për 18 vjeçarin. Avdimetaj verën që lamë pas është stërvitur edhe me skuadrën e Serie A, Cremoneses.

Madje me këtë skuadër kosovari ishte pjesë e turneut “Dosena” ku kishte paraqitje fantastike, por që për shkak të dokumenteve nuk arriti të formalizonte kontratën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *