April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 22, 2026

Gol debutues për Arda Guler, Reali shkatërroi Celtën në fund

Real Madrid ka shënuar një tjetër fitore në Primera spanjolle dhe ka festuar me një rezultat bindës 4:0 në ndeshjen e xhiros së 28-të ndaj skuadrës së Celta Vigos. “Mbretërit” morën me meritë tre pikë të reja, me të cilat rifituan avantazhin ndaj  Gironas së vendit të dytë.

Ylli brazilian, Vinicius Jr hapi rezultatin në minutën e 21-të dhe njoftoi se lideri nuk kishte ndërmend të bënte shaka në këtë ndeshje. Më pas Reali pati edhe 2-3 raste të tjera të shkëlqyera për të dyfishuar epërsinë. Rodrigo dhe Brahim Diaz nuk i shfrytëzuan rastet, ndaj në pushim mbeti avantazhi minimal për vendasit (1-0). 

Në 45 minutat e dytë, skuadra e Carlo Ancelottit e nisi fuqishëm, por nuk arriti të krijonte menjëherë raste serioze shënimi. Reali ushtroi presion të vazhdueshëm ndaj mysafirëve nga Vigo dhe goli i dytë më në fund erdhi në minutën e 79-të, kur Antonio Rudiger goditi me kokë fuqishëm, teksa topi goditi fillimisht tërthorsen e më pas shpinën e portierit Guaita dhe përfundoi në rrjetë.

Në fund, Celta humbi plotësisht “busullën” dhe shënoi një tjetër autogol. Këtë herë në vendin e gabuar ishte Carlos Domínguez, i cili tundi rrjetën e tij në minutën e 88-të. Krejt në fund në listën e golashënuesve hyri edhe talenti turk Arda Güler , i cili shënoi golin e parë në fanellën e gjigantit spanjoll dhe vendosi rezultatin final 4:0.

Real Madridi ka rifituar epërsinë e tij prej shtatë pikësh ndaj Gironas dhe del si favoriti i parë për titull në futbollin elitar spanjoll. Në xhiron e radhës, “mbretërit” do të vizitojnë ekipin e Osasunas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *