Moment historik në futboll: Gjyqtari ia shpjegoi vendimin të gjithë stadiumit|Video
Rio Ave dhe Braga luajtën pa gola në një ndeshje të kampionatit portugez, e cila do të mbetet në historinë e futbollit.
Gjyqtari për herë të parë ua bëri të ditur vendimin e tij të gjithë të pranishmëve në stadium, si dhe teleshikuesve.
Duke ndjekur shembullin e NFL dhe NBA, ku gjyqtarët shpjegojnë çdo vendim me mikrofon, kjo është hera e parë që vërehet një skenë e tillë në një ndeshje futbolli.
Gjyqtari u udhëzua se goli u shënua nga pozicioni jashtë loje dhe kur vendosi të merrte një vendim përfundimtar, përmes mikrofonit të tij shpjegoi publikisht pse u anulua goli dhe të gjithë në stadium mund ta dëgjonin shpjegimin.
Kjo pa dyshim është një risi në futboll dhe shumë shpejt pritet të përfshihet edhe në ligat e tjera.
Megjithatë, me të drejtë shtrohet pyetja sot se si do ta shpjegonte gjyqtari Michael Oliver, i cili nuk dha penallti në derbin e Ligës Premiere, Liverpool – Manchester City, kur e gjithë bota e pa ndërhyrjen ‘horror’ të Jeremy Doku ndaj Alexis Mac Allister.
