May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 4, 2026

Kosova barazon me Maltën dhe kualifikohet në “Elite Raund”

Kosova U19 është kualifikuar në raundin elit të kualifikimeve për “Euro 2024”. Raundin kualifikues, Kosova e ka mbyllur në pozitën e dytë të grupit 7 kualifikues, ndeshjet e të cilit janë mbajtur në Maltë.

Në duelin e fundit të grupit, Kosova U19 ka barazuar 2:2 ndaj Maltës të martën.

Dardanët e rinj edhe pse ishin në epërsi 2:1 deri në minutën e 82-të të ndeshjes nuk ia dolën të marrin pikë të plota, pasi lejuan kundërshtarin të barazoi rezultatin dhe në këtë mënyrë ndeshja u mbyll 2:2.

Kosova pas këtij barazimi ka lëshuar pozitën e parë në tabelë duke u renditur e dyta më pesë pikë ndërsa e para është Ukraina me gjashtë pikë, por ka siguruar kualifikimin në “Elite Raund”. /Futbolli.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *