July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Afrim Tovërlani i kënaqur me fitoren kundër Izraelit

1 min read

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani është ndarë tejet i kënaqur me fitoren e ekipit të tij ndaj Izraelit.

Kosova U21, triumfoi 3:1 kundër Izarelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” në ndeshjen e luajtur në Podujevë.

Tovërlani përgëzoi lojtarët për angazhimin maksimal dhe shtoi se ekipi në këtë ndeshje shfaqi më shumë kompaktësi, angazhim e përgjegjësi.

“Shumë lojtarë na kanë munguar dhe nuk ishte lehtë. Por, përgëzoj djemtë për këtë fitore, pasi dhanë gjithçka nga vetja. Ndeshjen e nisëm mirë, ku shënuam, dy gola dhe pastaj pranuam një gol më shumë për fajin tonë sesa aksionin e kundërshtarit. Në të dytën, luajtëm mirë dhe shënuam edhe golin e fitores”, është shprehur Tovërlani. “Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, të cilën e mbyllëm në fund të pjesës së dytë. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse kishim me tepër kompaktësi, angazhim dhe përgjegjësi në ekip”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *