Zidane trajner i Francës: Ëndërr e bërë realitet
Pas viteve të pritjes, legjenda franceze merr drejtimin e “Gjelave”, duke pasuar Didier Deschamps, i cili ishte në krye të kombëtares që nga viti 2012.
“Është një ëndërr e bërë realitet. Gjatë pesë viteve që bëra një pushim, refuzova të gjitha ofertat për klube, sepse e vetmja gjë që doja ishte të drejtoja kombëtaren e Francës”, u shpreh Zidane.
54-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030, me objektivin për ta rikthyer Francën në majën e futbollit evropian dhe botëror.
