April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Wesley prezantohet te Roma: Jam shumë ofansiv dhe i gatshëm për këtë përgjegjësi

Mbrojtësi i djathtë brazilian, Wesley, është prezantuar zyrtarisht si përforcimi më i ri i AS Romës, duke e përshkruar kalimin në klubin italian si realizim të një ëndrre të hershme. Ish-anëtari i Flamengos ka firmosur kontratë afatgjatë deri në vitin 2030 dhe transferimi i tij i ka kushtuar klubit roman 30 milionë euro, ndërsa paga vjetore e tij pritet të jetë rreth 2 milionë euro.

Në prononcimin e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit, 20-vjeçari ka theksuar emocionin e madh që po përjeton pas këtij hapi të rëndësishëm në karrierë.

“Ishte shumë e vështirë të largohem nga Brazili, por ardhja në Evropë gjithmonë ka qenë ëndërr për mua. Tani që jam pjesë e një klubi të madh si Roma, ndihem jashtëzakonisht i lumtur dhe e ndiej përgjegjësinë. Edhe sikur të kisha një mundësi tjetër, do ta bëja sërish të njëjtin hap për të ardhur këtu”, u shpreh ai.

Wesley u përshkrua si lojtar me tipare sulmuese, që pëlqen të luajë në krahun e djathtë, si në një mbrojtje me katër lojtarë, ashtu edhe në skemën 3-4-3.

“Jam shumë ofansiv. Kam ende shumë për të përmirësuar, por më pëlqen të luaj në hapësirë. Nëse jam i mirë në sulm, do të jem edhe në mbrojtje, dhe anasjelltas. Kjo është mënyra si mendoj dhe si punoj”, theksoi braziliani.

Ai nuk harroi të flasë edhe për impaktin që tifozët e Romës kanë pasur tek ai që nga momenti i mbërritjes në Itali.

Tifozët e Romës më kujtojnë shumë ata të Flamengos. Janë jashtëzakonisht pasionantë. E pashë këtë që në aeroport – ishte ora 6:10 e mëngjesit të së dielës, dhe kishte aq shumë njerëz aty që e duan këtë klub me gjithë zemër. Kjo është një nga gjërat që më motivon edhe më shumë”, u shpreh ai.

Në fund, Wesley kishte një mesazh të qartë për tifozët romanë: “Gjithmonë do të jap gjithçka për këtë fanellë. Kur nuk mund të jap cilësi, do të jap vullnet dhe ritëm – kjo është diçka që e kam mësuar që herët. Forza Roma”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *