April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

João Félix largohet nga Chelsea, zyrtarizohet te Al Nassr

Pas një vere të mbushur me spekulime rreth të ardhmes së tij, João Félix më në fund ka vendosur të largohet përfundimisht nga Chelsea, duke iu bashkuar skuadrës saudite Al Nassr me një transferim të përhershëm.

Ylli portugez ka firmosur një kontratë dyvjeçare me Al Nassr, në një marrëveshje që raportohet se kap vlerën deri në 43.7 milionë funte. Ai do të bashkohet me kapitenin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, si dhe me ish-anësorin e Liverpoolit, Sadio Mané, në përpjekjet e klubit për të rikthyer titullin kampion që u ka shpëtuar që prej ardhjes së Ronaldos në këtë skuadër.

Félix mbetet një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, pasi Atletico Madridi e kishte blerë nga Benfica për 113 milionë funte në vitin 2019, kur ishte vetëm 19 vjeç. Ai kishte qenë në bisedime për t’u rikthyer te Benfica këtë verë, por në fund Chelsea arriti marrëveshje me Al Nassr, duke bërë që talenti portugez t’i bashkohet gjithnjë e më shumë yjeve që kanë zgjedhur Ligën Saudite.

Kësisoj, Félix ndjek rrugën e disa ish-lojtarëve të tjerë të Chelseat që kanë kaluar në Arabinë Saudite, përfshirë Edouard Mendyn, Kalidou Koulibalyn, N’Golo Kantén dhe Angelo Gabrielin.

Sipas Football.London, tashmë që largimi i Félix është zyrtar, Chelsea po i afrohet gjithnjë e më shumë një marrëveshjeje për mesfushorin e RB Leipzigut, Xavi Simons. Ky i fundit pritet të shërbejë si zëvendësues i Cole Palmer, me një ofertë zyrtare që mund të paraqitet në ditët në vijim. Blutë kanë qenë jashtëzakonisht aktivë këtë verë në tregun e transferimeve, ndërsa synojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese për titullin e Premier Leagues.

Transferimi i Félix është një tjetër sinjal i qartë për fuqinë financiare në rritje të futbollit saudit, i cili po vazhdon të tërheqë emra të mëdhenj nga Europa, ndërsa Al Nassr po ndërton një skuadër yjesh me ambicie të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *