April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Drita mbyll aventurën në Champions, kalon në Europa League pas disfatës ndaj Copenhagenit

Drita nuk ka arritur të bëjë mrekullinë ndaj kampionit danez, FC Copenhagen, në përballjen kthyese të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve. Skuadra nga Gjilani u mposht edhe në ndeshjen e dytë, këtë herë në “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Ndonëse përballë kishte një kundërshtar me përvojë dhe buxhet të madh, kampioni i Kosovës nuk u dorëzua lehtë. Djemtë e Zekirija Ramadanit luftuan me zemër dhe guxim, por u ndëshkuan nga një episod që e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Në minutën e 27-të, Liridon Balaj u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër dhe la Dritën me një lojtar më pak në fushë.

Copenhagen e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe kaloi në avantazh në fund të pjesës së parë. Ishte sulmuesi Andreas Cornelius që realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 43-të, pas një aksioni të shpejtë dhe goditjeje të saktë nga brenda zonës.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Drita reagoi mirë në pjesën e dytë dhe krijoi rastin më të mirë të saj në minutën e 66-të. Veton Tusha kishte mundësinë ideale për të barazuar shifrat pas një gabimi të mbrojtjes daneze, por nuk ia doli ta mposhtte portierin. As Blerim Krasniqi nuk përfitoi nga topi i kthyer, duke humbur një rast të artë për skuadrën kosovare.

Në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Drita i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve, por jo edhe garave evropiane. Tani e pret raundi i tretë i kualifikimeve në Ligën e Evropës, ku do të mësojë shumë shpejt kundërshtarin e radhës.

Përkundër eliminimit, Drita meriton lavdata për paraqitjen luftarakë dhe shpirtin garues kundër një gjiganti si Copenhagen. Tifozët gjilanas mbetën krenarë dhe tani shpresojnë në një paraqitje edhe më të fortë në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *