Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve, vazhdon garën në Europa League
Rrugëtimi i Shkëndijës së Tetovës në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ka marrë fund pas humbjes së thellë në Azerbajxhan. Kuqezinjtë u mposhtën 5:1 nga Qarabagu në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 6:1.
Në përballjen e parë, të zhvilluar javën e kaluar në Shkup, Shkëndija kishte pësuar me shifrat 1:0, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme nuk arriti të përballojë forcën e kampionit azerbajxhanas.
Pas këtij eliminimi, skuadra nga Tetova do të vazhdojë rrugëtimin në arenën evropiane në fazën “play-off” të Europa League, ku do të kërkojë të sigurojë grupet e garës së dytë më të madhe kontinentale për klube.
