April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ilya Zabarnyi kalon nga Bournemouth te kampioni i Evropës, Paris Saint-Germain

Mbrojtësi ukrainas Ilya Zabarnyi është zyrtarisht lojtari më i ri i Paris Saint-Germain, fituesit aktual të UEFA Champions League. 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, e vlefshme deri në vitin 2030.

Sipas mediave britanike, vlera e transferimit mund të arrijë deri në 66 milionë paund.

Zabarnyi iu bashkua Bournemouth-it nga Dynamo Kyiv dhe gjatë qëndrimit të tij në Premier League regjistroi 78 paraqitje, duke shënuar një gol. Ai është gjithashtu pjesë e rëndësishme e kombëtares së Ukrainës, me 48 ndeshje dhe 3 gola të shënuar.

Ky transferim e bën Bournemouth-in të humbasë thuajse të gjithë mbrojtjen titullare të sezonit të kaluar, me lojtarët që kanë përfunduar në klube elitare: Portieri Kepa Arrizabalaga te Arsenal; Mbrojtësi Dean Huijsen te Real Madrid;Mbrojtësi i majtë Milos Kerkez te Liverpool; Dhe tani Ilya Zabarnyi te Paris Saint-Germain.

Ky është një tjetër hap i madh në karrierën e Zabarnyit, i cili pritet të forcojë repartin defensiv të PSG-së në sezonet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *