September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 9, 2026

Reali e ndëshkon Interin për shpërdorimet, fitore edhe për Cityn dhe Dortmundin

Image: 1132586876, License: Rights-managed, Restrictions: Usage restrictions: Advertising and promotion,Commercial electronic,Consumer goods,Direct mail and brochures,Indoor display,Internal business usage,Personal use, Model Release: no , Credit line: SOPA Images, SOPA Images Limited / Alamy / Profimedia

Real Madridi ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Interin 2:1 në një ndeshje me shumë raste dhe emocione. Fitore në start regjistruan edhe Manchester City dhe Borussia Dortmundi.

Interi e nisi më mirë takimin dhe krijoi disa mundësi të mira në minutat e para, por mungesa e konkretizimit rezultoi vendimtare. Në anën tjetër, Real Madridi tregoi edhe një herë se nuk fal kur i jepet mundësia.

Në minutën e 14-të, një gabim i Bissack çoi në topin te Kylian Mbappé, i cili nuk fali dhe i dha epërsinë madrilenëve.

Interi pati vështirësi të reagonte dhe vetëm pak më vonë erdhi një tjetër gabim i rëndë, këtë herë nga portieri Martínez. Përfitoi Federico Valverde, i cili realizoi për 2:0.

Në pjesën e dytë, Reali pati mundësi ta mbyllte ndeshjen. Bellingham dhe Mbappé patën raste të arta për golin e tretë, por nuk i shfrytëzuan.

Kjo i dha shpresë Interit, i cili në minutën e 77-të ngushtoi rezultatin përmes Carlos Augusto, duke hapur plotësisht ndeshjen në minutat e fundit. Megjithatë, Reali rezistoi dhe mori tri pikët.

Dortmundi spektakolar në pjesën e dytë

Borussia Dortmundi gjithashtu e nisi me fitore, duke mposhtur Villarrealin 3:2 në shtëpi.

Pas një pjese të parë pa shumë raste dhe pa gola, gjithçka ndryshoi pas pushimit. Borussia kaloi në epërsi pas autogolit të Veigas, por Villarreal reagoi shpejt dhe barazoi përmes Mourinhos.

Kur dukej se spanjollët mund të përmbysnin rezultatin, në skenë doli Serhou Guirassy. Sulmuesi i Dortmundit realizoi dy herë dhe e çoi skuadrën gjermane drejt fitores. Villarreal arriti vetëm ta ngushtojë rezultatin me një tjetër autogol, këtë herë të Guirassyt.

Haaland vendos në Porto

Manchester City mori një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Porton 2:0, me Erling Haalandin në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë, Betisi triumfoi 3:2 në transfertë ndaj Lilles, duke e nisur gjithashtu në mënyrën më të mirë këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *