April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Real Madridi përforcohet në mbrojtje, finalizon marrëveshjen 50 milionë euro me Benfica-n

Real Madridi është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të mbrojtësit të majtë, Álvaro Carreras, nga Benfica. Marrëveshja është mbyllur për shumën prej 50 milionë eurosh, të cilat do të paguhen në këste të ndara, ndërsa prezantimi zyrtar i lojtarit pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Carreras, 22-vjeçar dhe një prej mbrojtësve më premtues në Evropë, ka qenë objektiv i Real Madridit për një kohë të gjatë dhe tashmë është gati të rikthehet në klubin ku dikur ishte pjesë e akademisë. Lojtari spanjoll është parë së fundmi në Madrid së bashku me familjen e tij, ku pritet të firmosë kontratën afatgjatë me “Los Blancos”.

Sipas mediave spanjolle, negociatat mes Real Madridit dhe Benficës nuk kanë qenë të lehta. Gjithsesi, palët arritën një marrëveshje që përfshin edhe transferimin e lojtarit të ri të Real Madridit, Rafael Obrador, drejt klubit portugez – një lëvizje që ndihmoi në përmbylljen e operacionit.

Manchester United, që kishte të drejtën e rikthimit të Carreras pas një periudhe huazimi në Benfica, vendosi të mos e ushtrojë këtë klauzolë, duke hapur rrugën për transferimin në “Santiago Bernabeu”.

Carreras e nisi karrierën e tij te akademia e Real Madridit, përpara se të kalonte te Manchester United në vitin 2020. Mbrojtësi u bë i njohur për paraqitjet mbresëlënëse me Granadën dhe më pas me Benficën, ku këtë sezon u shndërrua në një nga titullarët më të besueshëm të trajnerit Rui Vitória.

Transferimi i tij shihet si pjesë e një plani të qartë të trajnerit Xabi Alonso, për të forcuar dhe rinovuar mbrojtjen e skuadrës. Carreras pritet të garojë për vendin e titullarit në krahun e majtë, së bashku me Ferland Mendy dhe Fran García.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *