Ja sa milionë i fitoi Chelsea dhe sa klubet e tjera në Kupën e Botës për klube
Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube, pasi e mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3:0 në finalen e zhvilluar mbrëmë. Përveç trofeut prestigjioz, klubi anglez doli edhe fitues i madh në aspektin financiar.
Fitorja në këtë turne i solli Chelsea-s plot 97 milionë euro, duke e bërë klubin më të shpërblyer financiarisht në këtë edicion. Finalisti i mundur, PSG, gjithashtu përfitoi një shumë të konsiderueshme, duke arkëtuar 90 milionë euro.
Turneu rezultoi tejet fitimprurës për klubet pjesëmarrëse, me shpërblime rekord që ndanë organizatorët. Sipas të dhënave zyrtare, dhjetë klubet më të suksesshme në këtë edicion të Kupës së Botës për Klube kanë përfituar miliona euro, duke rikonfirmuar rëndësinë gjithnjë në rritje të këtij kompeticioni global.
Top 10 klubet me më së shumti përfitime financiare nga turneu:
Chelsea – 97 milionë euro
Paris Saint-Germain – 90 milionë euro
Real Madrid – 77 milionë euro
Fluminense – 58 milionë euro
Bayern Munich – 50 milionë euro
Borussia Dortmund – 44 milionë euro
Manchester City – 43 milionë euro
Palmeiras – 34 milionë euro
Inter – 30 milionë euro
Al Hilal – 29 milionë euro
Ky format i ri i Kupës së Botës për Klube, i cili përfshin më shumë skuadra dhe përmban më shumë ndeshje konkurruese, po tregon se ka potencial të shndërrohet në një nga turnetë më të rëndësishëm – jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë ekonomik.
Chelsea, përveç dominimit në fushë, dëshmoi se është një fuqi e vërtetë edhe në arenën globale të futbollit, duke kthyer në Londër jo vetëm medaljet e arta, por edhe një fitim rekord.
