April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Real Madridi futet në garë për Donnarumma-n nga ‘korneri’

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma-s te PSG është në pikëpyetje të madhe. Portieri italian ka edhe një vit kontratë me kampionët e Francës, por nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique, ndaj po kërkon një destinacion të ri. Në Itali flitet se çështja mund të përfundojë edhe në gjykatë, ndërsa mediat angleze raportojnë për interesim nga Manchester United dhe Chelsea.

Në garë është futur edhe Interi, por sipas “Caught Offside”, një tjetër emër i madh i futbollit europian po monitoron me kujdes situatën — Real Madridi. “Los Blancos” po mendojnë për ta afruar 26-vjeçarin verën e ardhshme, kur ai mund të largohet falas nga PSG, pasi kontrata e tij skadon në qershor 2026.

Thibaut Courtois, i cili ka rinovuar së fundmi deri në vitin 2028, tashmë ka mbushur 33 vjeç, dhe drejtuesit madrilenë po mendojnë për pasuesin e tij afatgjatë. Donnarumma shihet si kandidati ideal.

Megjithatë, një pritje njëvjeçare në stolin e PSG-së duket pak e mundshme për portierin e kombëtares italiane, veçanërisht me Kupën e Botës që afrohet. Për këtë arsye, ka gjasa që transferimi të ndodhë që këtë verë, drejt një skuadre ku mund të jetë titullar i padiskutueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *