April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Mac Allister tregon momentet e errëta para suksesit në Premier League dhe Kupën e Botës

Mesfushori i Liverpool-it dhe kampioni i botës me Argjentinën, Alexis Mac Allister, ka zbuluar vështirësitë e mëdha që përjetoi gjatë periudhës së tij te Brighton, përpara se të kthehej në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Premier League.

Në një intervistë për The Players’ Tribune, Mac Allister tha se në dhjetor të vitit 2020 ishte gati të braktiste Anglinë. “Isha në apartamentin tim në Brighton, ajo [mamaja] në Buenos Aires. Po qaja dhe i thashë: ‘Mama, nuk duroj dot më. Do të kthehem në shtëpi’”, kujton ai. “Luaja shumë pak, ndihesha i pavlefshëm dhe mendoja se isha i mallkuar”.

Mac Allister tregoi se për Krishtlindje kishte bërë gati valixhet pas ofertave nga Rusia dhe Spanja. “Isha vendosur të largohesha, por mamaja më bindi të qëndroja. Më kujtoi ditët kur luaja në oborr me vëllezërit e mi, dhe kjo më dha forcë”, tha ai.

Kthesa ndodhi pas Krishtlindjes, kur Brighton u përball me shumë mungesa dhe ai përfitoi shansin për të luajtur. Një gol kundër Everton-it në janar 2022 shënoi fillimin e periudhës së tij më të mirë.

Mac Allister vlerësoi ndikimin e trajnerit Roberto De Zerbi, i cili e ndihmoi të zhvillonte aftësinë për të analizuar lojën në fushë. “Merrnim Odegaard si shembull, sepse koka e tij nuk rresht së lëvizuri. De Zerbi më dha këtë dhuratë, dhe kjo e përmirësoi shumë lojën time”, tha ai.

Sot, Mac Allister është pjesë e skuadrës së Liverpool-it dhe një nga lojtarët kyç të Argjentinës, por ai thotë se nuk harron kurrë se sa pranë ishte të hiqte dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *