FFK organizon për herë të parë kursin për Licencën e trajnerëve të portierëve UEFA GK – B
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për herë të parë do të organizojë kursin e trajnerëve për Licencën e portierëve UEFA GK – B, i cili do të nisë më 8 shtator 2025 dhe do të zgjasë deri në prill 2026. Ky kurs do të përfshijë fazën e ligjëratave, punën praktike, monitorimet në klube dhe në fund provimet përfundimtare.
Trajnerët që e përfundojnë me sukses kursin do të pajisen me UEFA GK – B Licence, një kriter i domosdoshëm për avancim drejt UEFA GK – A Licence në të ardhmen.
Sipas FFK-së, kriteret për pranimin në kurs përfshijnë:
- Diplomë të shkollës së mesme (minimumi)
- Vërtetim nga Policia mbi pastërtinë e dosjes penale
- Certifikatë shëndetësore nga QKMF
- Kopje të licencës GK Nacional C dhe UEFA C Licence
- Formular aplikimi (PDF)
- Dëshmi mbi përvojën si trajner
Kursi kërkon pjesëmarrje aktive si në pjesën teorike ashtu edhe në atë praktike, ndërsa trajnerët duhet të jenë të përgatitur edhe fizikisht.
FFK ka bërë të ditur se vetëm 16 trajnerë do të pranohen në këtë kurs. Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 29 gusht 2025, ose online, ose fizikisht në zyrat e FFK-së. Dokumentet e pakompletuara apo aplikimet pas afatit nuk do të merren parasysh.
Për më shumë informata ose aplikime online, sipas FFK-së, trajnerët e interesuar mund të kontaktojnë në adresën e emailit: departamentiteknik@ffk-kosova.com.
