April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Prishtina triumfon ndaj Ballkanit në derbin e javës, Baftiu shënon ndaj ish-skuadrës

Prishtina ka arritur fitore të rëndësishme në derbin e xhiros së tetë të AlbiMall Superligës së Kosovës, duke mposhtur nënkampionin në fuqi, Ballkanin, me rezultat minimal 1:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, skuadra bardhekaltër arriti të gjejë golin e fitores në minutat e fundit të takimit, kur Blend Baftiu realizoi ndaj ish-ekipit të tij, duke i dhënë tri pikë me shumë vlerë Prishtinës.

Goli i Baftiut erdhi pak çaste pasi Ballkani mbeti me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të Arbër Potokut.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe u mbyll pa gola (0:0), ndonëse të dyja skuadrat krijuan disa mundësi të mira shënimi. Derbi u karakterizua me intensitet të lartë dhe duele të forta në çdo pjesë të fushës.

Një moment i trishtë ndodhi në minutat e para të takimit, kur qendërmbrojtësi i Prishtinës, Philippe Boueye, u lëndua rëndë pas një rënieje të keqe në fushë. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, ai u largua me autoambulancë nga fusha, ndërsa në vend të tij u aktivizua Leonar Vitija.

Me këtë fitore, Prishtina forcon pozitën e saj në tabelë me 19 pikë, katër më shumë se Ballkani në pozitën e dytë dhe fiton besim të madh para ndeshjeve të ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *