June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Llapi përmbys Malishevën dhe merr tri pikë të vlefshme në udhëtim

Llapi ka shënuar fitore të madhe si mysafir në ndeshjen e xhiros së tetë të AlbiMall Superligës, duke përmbysur rezultatin ndaj Malishevës me shifrat 2:1.

Sfida e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Liman Gegaj” nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 55-të me golin e Besnik Feratit.

Megjithatë, llapjanët reaguan shpejt. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Axel Gnapi barazoi rezultatin në 1:1, duke rikthyer ekuilibrin në takim.

Në minutën e 85-të, Muhamet Hyseni, që u inkuadrua nga banka e rezervave, u bë heroi i ndeshjes, teksa realizoi golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Llapin, që tashmë ngjitet në kuotën e nëntë pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë të tabelës.
Në anën tjetër, Malisheva pësoi humbjen e parë pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, duke mbetur në vendin e pestë me 10 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *