April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ademi: Stadiumi me 30 mijë ulëse hap rrugën për finale evropiane në Kosovë

Në podcastin e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Agim Ademi deklaroi se nëse Kosova do të kishte një stadium me kapacitet mbi 30 mijë vende, atëherë vendi do të kishte mundësi të organizonte finale të garave të mëdha evropiane si Champions League, Europa League dhe Conference League.

“Nëse do të kisha pasur një stadium me 30 mijë ulëse ose më shumë, garantoj se do të kishim marrë ndeshje të kalibrit të finaleve të ligave evropiane, siç kanë marrë edhe vende të tjera në rajon, përfshirë edhe Tiranën”, ka deklaruar Ademi.

Sipas tij, aktualisht Kosova nuk e ka këtë mundësi për shkak të kritereve të UEFA-s, që kërkojnë një kapacitet minimal prej 30 mijë vendeve për organizimin e këtyre ndeshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *