November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 20, 2026

Presidenti Ademi në takim pune me përzgjedhësin Foda dhe drejtorin teknik, Markus Weidner 

Presidenti Agim Ademi ka zhvilluar sot një takim pune me përzgjedhësin Franco Foda dhe drejtorin teknik Markus Weidner për të diskutuar rreth krijimit të një programi të punës dhe filozofie të lojës për të gjitha ekipet kombëtare të Kosovës.

Në këtë takim, janë shkëmbyer idetë për krijimin e një strategjie të tillë dhe formën e implementimit të kësaj strategjite nga ekipet U-15 deri tek Kombëtarja A.

Në këtë formë FFK-ja, synon që të ngrisë edhe më tej nivelin e punës qoftë me futbollistët e ekipit A, qoftë me ata të grupmoshave, nëpërmjet një sistemi të unisuar të punës dhe mënyrës së lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *